Lajme

‘Lufta’ sekrete e Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit për grevën e SBASHK-ut

02/02/2019 00:05
nga:FL.B

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket se kanë nisur një betejë të fshehtë mes vete për vëmendje në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Kjo betejë nuk është se ka nisur sot, por kemi mundur ta shohim qe tash e një kohë. Në periudhën kur vëmendja kryesore ishte se kush ia vuri taksën prej 100% mallrave me origjinë serbe e boshnjake, Haradinaj u tregua më i zoti pasi që ishte ndër të parët që deklaroi se ishte krejtësisht vendim i tij.

S’shkoi shumë e në “BlicInterview me Astrit Gashin”, Veseli e mori gjithë meritën mbi vete e për të mos u mjaftuar deklaroi se taksa do të mbetet shumë gjatë.

Tash kur po bëhen pothuajse një muaj që kanë nisur pakënaqësitë me pagat në arsim e madje kanë nisur edhe grevat, si Haradinaj ashtu edhe Veseli kanë filluar të mbajnë takime intensive me grevistët.

E qysh herët në mëngjes këta të dy e kanë thirrur kryetarin e SBASHK-ut, bashkë me disa përfaqësues të tjerë për ta bindur që të ndalin grevën dhe mësimi të filloi të hënën.

Pasi ia arritën qëllimit që të dy u treguan të shpejtë që të japin lajmin e mirë për nxënësit. Më i shkathët u tregua Veseli i cili e bëri të ditur lajmin 13-minuta para Haradinajt.

Në ora 9:29, Veseli shkroi shkurt “Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën.”

Ndërsa, kryeministri Haradinaj në ora 9:42 shkroi në faqen e  tij zyrtare në facebook:

Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”.

Të gjithë në një formë u shprehën të habitur se si ia mbushën mendjen kryetarit të SBASHKU-t e madje u ngritën dyshime se e gjitha ka qenë një lojë e PDK-së.

Megjithatë tash ishte pikëpyetja kryesore, kush u tregua më bindës  Veseli apo Haradinaj. Për të marrë vëmendjen kryesore që të dy e shfrytëzuan të njëjtin rrjet social – Facebook-un. Por, edhe këtu Veseli doli të jetë më i ngathët, ose ndryshe – më vëmendjekërkues, shkruan GazetaBlic.

Me të mos u mjaftuar me arritjen e postimit të tij, ai siç duket e ka parë të rrugës të sponsorizoj artikullin e tij në mënyrë që të ketë një arritshmëri më të madhe të audiencës.

Postimi i sponsorizuar i Kadri Veselit

 

E 13 orë pas publikimit të këtij informacioni, Veseli ka marrë 8.7K pëlqime, mbi 700 komente dhe më shumë se 400 shpërndarje. Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj ka marrë vetëm 4.7K pëlqime, mbi 300 komente dhe jo më shumë se 150 shpërndarje.

/ © GazetaBlic /

Postimi i Ramush Haradinajt

04/24/2019 01:07

LAJMI I FUNDIT: Atentat në Podujevë, dalin pamjet