Showtime

Luana Vjollca uron Marinën: Nuk dua ta imagjinojë jetën pa ty

05/17/2018 11:54
nga:L I

Moderatorja dhe këngëtarja e mirënjohur, Luana Vjollca me fjalët më të mira i ka uruar ditëlindjen motrës së saj, Marinës e cila sot mbush 28 vjet.

Luana ka thënë se nuk dëshiron as të imagjinoj se si do të kishte qenë jeta e saj pa Marinën.

“Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty, por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë Gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë. TË DUA”, ka shkruar Luana sipër videos nga momentet e tyre më të bukura.

Në mesin e shumë urimeve, nuk kishte se si të mungonte dhe urimi nga bashkëshorti i saj Getoar Selimi.

“Për botën, mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, ka shkruar Geti në fotografinë e publikuar në llogarinë e tij.

Kujtojmë se çifti më i përfolur i estradës, kurorëzuan lidhje e tyre me martesë, vitin e kaluar tek Gjiri i Lalzit në Durrës. Dasmë kjo e cila bëri bujë në media, ku kishte mbi 700 të ftuar e që shumë prej tyre figura të ekranit shqiptar.

05/27/2018 12:28

“Dashni me Raki” arrin një milon, Geti pretendon se i bëri pa “sponsorime”