Showtime

Luana Vjollca publikon një imazh ku duket sikur ta kishin rrahur

07/11/2018 23:00
nga:F.B

Ajo është shumë e zonja në profesionin e gazetarisë, e këtë e ka dëshmuar për vite të tëra, shkruan GazetaBlic.

E tash, moderatorja e cila nuk ka shumë kohë që i ka hyrë muzikës, Luana Vjollca ka arritur të grumbulloj një numër të madh adhuruesish të cilët e ndjekin dhe e admirojnë atë për punën që bënë.

Vjollca për pothuajse çdo ditë publikon imazhe nga më të ndryshmet në rrjetet sociale çka tregon se ajo di të mbajë aktiv audiencën.

© Luana Vjollca [instagram]

E ndjekur nga 1.1 milion njerëz, Luana pa dyshim që hynë në listën e shqiptareve më të ndjekura në “Instagram”. Ajo kohët e fundit ka marrë një ‘iniciativë’ të vizitoj shumë vende historike të shqiptarëve duke sjellë poza nga më të ndryshmet.

Meqë gëzon linja të bujshme trupore ajo përveç që reklamon vendet historike nuk harron ti nxjerrë në pah edhe asetet.

© Luana Vjollca [instagram]

Por këtë mbrëmje Luana Vjollca është paraqitur shumë më ndryshe se zakonisht. Ajo është duke i shijuar pushimet në Itali dhe këtë mbrëmje ka vendosur të sjellë një imazh nga atje.

Me një grim të lehtë, ajo ka dhënë një paraqitje ‘të frikshme’ me flokët e shkarravitura të cilat ta japin ndjesinë sikur ta kishin rrahur.

© Luana Vjollca [instagram]

Duke bërë selfie nga një anije ajo nuk ka harrura t’u tregoj dashamirëve të shumtë se i do. “P.s, Ju dua të gjithëve” – ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka vënë imazhit të publikuar.

Theksojmë që Luana ka pak kohë që ka sjellë projektin e ri muzikorë “Mi dhe flakë mallit tim” që është bashkëpunim i k%saj të undit me këngëtarin, Bujar Qamili.

Kjo këngë deri më tani në YouTube ka arritur të grumbullojë më shumë se 6.7 milionë shikime. E përcjellë me melodi të lehta verore dhe me një klip i cili po ashtu përmban skena verore e gazmore, kjo këngë po i shijon sukseset pavarësisht konkurrencës së madhe të kohëve të fundit nga artistët e shumtë. / © GazetaBlic / 

07/16/2018 08:19

Luana Vjollca vuri bast për ndeshjen Francë-Kroaci, fitoj këtë shumë parash