Cult

Luajti te “Sulejmani i Madhërishëm”, njihuni me veprën artistike të Luran Ahmetit

03/26/2021 11:08
nga:G C

Lajmi më i trishtë për kinematografinë ishte ndarja nga jeta e aktorit të njohur, Luran Ahmetit, i infektuar me koronavirus.

Aktori Luran Ahmeti 46-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen, shkruan GazetaBlic.

Ai la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Si një nga aktorët më të suksesshëm në të gjitha trojet shqiptare, ai famën më të madhe e mori duke luajtur edhe te seriali turk “Sulltani i Madhërishëm”, roli i të cilit ishte bashkëshorti i motrës së sulltanit, Husrev Pashës.

Në një intervistë shumë kohë më parë, ai ishte shprehur se po ky serial i hapi rrugët në karrierën e tij artistike.

Në vitin 2008 një produksion turk erdhi në Maqedoni për të xhiruar një serial në Manastir. Isha fatlum që më pranuan dhe më dhanë një nga rolet kryesore. Fati im i mirë është që ai serial pati sukses në Turqi e më pas më hapi rrugët e karrierës atje”,- tha ai.

Suksesi tjetër, jo më pak i rëndësishëm ishte edhe roli i tij në serialin shumë të famshëm amerikan “Taken”.

Luran Ahmeti arriti që të bëhet një nga fytyrat publike më të dashura për publikun shqiptar, me rolin e profesorit të historisë në serialin “O sa mirë”.

Kujtojmë se, ai la prapa vetës një bagazh të gjerë të profesionalizmit artistik në botën e filmit, i cili ka luajtur në shumë filma e seriale turke si, “Elveda Rumeli”, “Limonata”, “Aci Kiraz”, “Kurtlar Vadisi”, “Güzel Günler Görecegiz”, “Hayde Bre”./GazetaBlic/