Sporti

Luajti më shumë se një dekadë në futbollin kosovar, ja ku është duke bërë karrierë Ymer Statovci tani (FOTO)

11/27/2017 15:50
nga:Y.K

Ymer Statovci njihet nga të gjithë në kryeqytet si lojtari i cili luajti për 18 vite tek Kosova Prishtinës

Lojtari nga Prishtina ishte një nga mbrojtësit më të mirë që kishte ndonjëherë klubi nga Kryeqyteti, shkruan Gazeta Blic

Kishte filluar karrierën tek klubi i lagjes së tij Flamurtari nga Prishtina qysh në moshën 8 vjeçare dhe nga aty më sukseset e “Ymches” qysh e njohin shokët nuk kishin të ndaluar.

Pas Flamurtarit kishte kaluar tek klubi Besiana, ku kaloi dy sezona fantastike dhe me pas gjithë karrierën e tij futbollistike luajti vetëm për Kosovën e Prishtinës ky ishte edhe kapiten.

Ymer Statovci para ndeshjes me Kosovën e Prishtinës

Në një intervistë për Gazeta Blic Ymer Statovci ka thënë që tashmë është duke luajtur në Finlandë.

Vitin e kaluar kam ardhur në Finlandë, këtu edhe jam duke luajtur edhe duke punuar, u largova nga Kosova sepse kushtet tek Kosova e Prishtinës nuk ishin të mira kam luajtur për atë fanellë për shumë vite dhe nuk kam fituar asgjë materialisht, thjesht dashuria ndaj klubit me ka mbajtur për shumë vite aty” tha Statovci

Kujtojmë që lojtar tashmë 30 vjeçar numrin 4 të cilën e ka mbajtur gjatë gjithë jetës në fanellë, tashmë e ka edhe tatoo në këmbë.

Numri 4, i bërë tatoo nga Ymeri Statovci