Futbollisti Mehdi Taremi, dje luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Portos në Portugali në fitoren 2:1 ndaj Boavista.
Madje ishte Taremi ai që shënoi golin e fitores për ekipin e tij në sekondat e fundit të ndeshjes.
Taremi pas ndeshjes filloi të qante sepse do të largohet nga ky klub në fund të sezonit.
31-vjeçari do të largohet nga Porto me parametra zero dhe do të nënshkruaj me kampionin e Serie A, Interin.
Sulmuesi iranian gjatë këtij sezoni zhvilloi 22 ndeshje, shënoi gjashtë gola dhe bëri tri asiste.