Sporti

Luajti me këmbë të thyer ndaj Man Cityt, operohet portieri i Tottenhamit, Vicario

11/25/2024 21:40
nga:Lorik J

Portieri i Tottenham Hotspur, Guglielmo Vicario, i është nënshtruar një operacioni pasi pësoi një frakturë në kyçin e këmbës gjatë fitores 4-0 të së shtunës kundër Manchester Cityt, njoftoi klubi i Premier League.

28-vjeçari italian përfundoi plot 90 minuta të ndeshjes si mysafir, por klubi londinez tha të hënën se ai kishte pësuar dëmtim gjatë ndeshjes.

“Mund të konfirmojmë se Guglielmo Vicario sot i është nënshtruar një operacioni për një frakturë të kyçit të këmbës së tij të djathtë”, shkroi Spurs në një deklaratë të postuar në X.

“Guglielmo do të vlerësohet nga stafi ynë mjekësor për të përcaktuar se kur mund të kthehet në stërvitje. Ne jemi të gjithë pas teje, Vic.”

/GazetaBlic Sport