Sporti

Louis Saha: Nuk befasohem nga niveli i lartë i Ronaldos, gjithmonë ka dashur të jetë më i miri

09/17/2021 16:55
nga:Mergim Rreci

Louis Saha, ish -sulmuesi i djajve të kuq, pranoi se ishte i impresionuar për rritjen e madhe që shfaqi Cristiano Ronaldo kur luanin së bashku në Manchester United, që nga janari 2004.

“Edhe kur ai është jashtë fushës, Cristiano mbetet i fiksuar me lojën e tij dhe atë që duhet të bëjë për t’u përmirësuar. Disa muaj pas mbërritjes në Manchester United, në 2003 ai ishte tashmë shumë i sigurt dhe nuk hezitoi të thoshte me zë të lartë dhe të qartë se do të ishte lojtari më i mirë në botë”, tha Saha, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai më pas komentoi kthimin në Old Trafford në një nivel të lartë dhe tha se nuk ishte i befasuar me këtë gjë.

“Nuk u befasova. Mënyra se si ai përgatitet i përshtatet United. Lloji i lojtarëve që ai ka në United nuk janë të njëjtë me Juventusin. Ronaldo tani ka më shumë lojtarë ofensivë, kështu që ai do të ketë më shumë mundësi. Ai ndihet mirë duke luajtur së bashku me Bruno Fernandes dhe Pogba. Këta lojtarë gjithashtu lehtësuan përshtatjen e tij”, përfundoi Saha.

/GazetaBlic Sport/