Sporti

Loris Karius largohet nga Liverpool, në vend të tij vjen portieri i kombëtares shqiptare

05/29/2018 10:16
nga:Y.K

Liverpool planifikon transferimin e një portieri të ri.

Liverpool ka shfaqur interesim për transferimin e portierit të Lazios, Thomas Strakosha.

“Cittaceleste.it” raporton se finalisti i mposhtur në finalen e Ligës së Kampionëve ka bërë gati 30 milonë euro për blerjen e reprezentuesit shqiptar.

Loris Karius vështirë se do të mbetet në Liverpool pas dy gabimeve të rënda ndaj Real Madridit

Kurse, në rast të largimit të Strakoshës, Lazio do të mundohet ta bind portierin spanjoll Iker Casillas, të transferohet në Stadio Olimpico.

 

Kujtojmë që skuadra angleze kohet e fundit ka shprehur interesim edhe për portierin e skuadrës tjetër italiane Roma, bëhet fjalë për gardianin brazilin Alisson.

Liverpool gjatë verës pritet t`i largojë dy portierët aktual, Simon Mingnolet edhe Loris Karius, të dy këta kanë dështuar të tregojnë përformanca të mira në “Anfield”.

10/22/2018 15:17

Ndërron jetë tifozi i Lazios, i gjithë klubi në zi