Showtime

Lori Hoxha flet për herë të parë për luftën me ankthin dhe panikun

06/13/2019 14:06
nga:L I

Blogerja Lori Hoxha me shumë mundësi, lakmohet nga shumë persona që e ndjekin në rrjete sociale pasi jeta e saj është e mbushur me udhëtime, dhurata, evente të rëndësishme… Me pak fjalë ka gjithçka dikush do të dëshironte. Por pavarësisht gjithçkaje Lori e ka pranuar se ka kaluar periudha mjaft të vështira në jetën e saj.

Lori ka vuajtur nga ankthi dhe paniku deri në atë pikë sa ka patur probleme edhe me gjumin. Këtë gjë ajo e bëri të ditur kohë më parë në disa postime në Instagram (lexo këtu).

Lori ka pranuar se ka patur kriza të tilla dhe është shprehur se është shumë e vështirë të flitet për to në shoqërinë shqiptare dhe këtë do të donte ta ndryshonte. Jo vetëm që pranoi se vetë ajo kishte vuajtur nga krizat e ankthit por u shpreh se nuk është aspak gabim ta pranosh dxhe të flasësh publikisht për këtë gjë.

“Unë kam kriza ankthi dhe paniku. Ka kaluar në fakt shumë kohë dhe nuk ka një mënyrë që mund ta përballosh. Unë do të bëj një video në Youtube në lidhje me këtë një ditë, dhe duke shpresuar që të rris sado pak ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor në Shqipëri. Ka shumë turp rreth kësaj teme në shoqeri dhe do të doja që kjo të ndryshonte. Unë ndihem me fat që marr ndihmën që më duhet dhe kam dëshirë që të gjithë të bëjnë të njëjten gjë.”- shkroi ajo në atë kohë.

Sot në një postim në Instagram, Lori ka treguar se në këtë periudhë një vit më parë ajo vuante nga ankthi.