Sporti

Lorenzo Insigne në dyshim për ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

08/02/2020 10:13
nga:Lorik J

Gennaro Gattuso ka shpresë se Lorenzo Insigne do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Barcelonës – pas një dëmtimi që sulmuesi pësoi ndaj Lazios.  

“Insigne foli me doktorin, ne do ta vlerësojmë atë gjatë 48 orëve të ardhshme kur të kemi rezultatet e testit. Shpresojmë që nuk është aq serioze sa menduam fillimisht”, tha Gattuso.

Insigne ka një garë me kohën për tu rikuperuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelona me 8 gusht.

“Kam një formacion në mendjen time, por ne do të duhet të shohim sesi rikuperohen lojtarët gjatë ditëve të ardhshme. Ne do të përpiqemi të shkruajmë një faqe të rëndësishme në historinë e këtij klubi dhe të këtij qyteti”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/