Showtime

Loredana Zefi kujton babain e ndjerë përmes kësaj fotografie

06/13/2019 11:00
nga:L I

Ka afro dy javë që babai i Loredana Zefit ka ndërruar jetë, shkruan GazetaBlic.

Ditën e sotme, këngëtarja e ka kujtuar atë përmes një fotografie të shumë viteve më parë, kur Loredana ishte e vogël, fotografi të cilën Loredana i ka vënë vetëm një figurë ‘zemër’.

Loredana Zefi kohëve të fundit ka qenë emri më i lakuar në mediat rozë, krejt kjo pasi ajo po akuzohet nga një çift zviceran për mashtrim, mirëpo në konferencën e mbajtur për media në Prishtinë, reperja u shpreh se paratë janë marrë me vullnet.

“Parratë as nuk janë marrë me vjedhje, as me mashtrim, as me shtantazh por me dëshirë nga zviceranja, si dhe nuik është shuma që është përmendur në media”, tha Loredana.

Sa i përket projekteve muzikore, vetëm pak ditë pas vdekjes së babait Loredana lansoi projektin e ri të titulluar “Labyrinth”, projekt ky, klipi i të cilit është realizuar në Kosovë./GazetaBlic