Showtime

Loredana Zefi bëhet gjallë një javë pas zhdukjes nga rrjetet sociale

09/18/2020 12:40
nga:L I

Ka disa ditë që nëse kërkoni emrin e Loredanës në Instagram, nuk e gjeni. Llogaria e saj me miliona ndjekës ‘u zhduk’ në heshtje.

Kjo zhdukje mund të lidhet me projektet e saj të fundit të cilat i ka përmendur vazhdimisht si dhe albumin për të cilin ka kohë që ka nisur të punojë, e po ashtu edhe me procedimin ligjor kundër saj që u ri-aktualizua së fundmi, mirëpo edhe për fushatën “bojkoto Loredanwn” qw ka nisur nw rrjetet sociale.

Megjithatë, një tjetër arsye që mund ta ketë shtyrë Loredanën drejt këtij vendimi, është pushimi nga rrjetet sociale për një kohë, gjë të cilën e kanë bërë shpesh edhe yjet ndërkombëtare.

Një javë pasi publikoi një foto me Hanën në llogarinë e të bijës në Instagram, Loredana është bërë sërish e gjallë.

Ajo ka përdorur përsëri llogarinë e Hanës, kësaj here për të promovuar këngën e njërit prej kolegëve e miqve të saj, Capital Bra. Loredana ka postuar në llogarinë e të bijës një video në makinë, ku ka etiketuar reperin.

Pra, reperja “është zhvendosur” përkohësisht në llogarinë e së bijës dhe s’dihet për sa kohë do të qëndrojë aty.

10/11/2020 12:32

Loredana thotë mirëmëngjesi me këto fotografi