Showtime

Loredana tregoi arsyet e ndarjes, Mozzik i reagon ashpër: Isha për ty në t’mirë e t’keq po të mos e bëjë bërllog ti

01/14/2020 08:53
nga:N S

Reperja, Loredana Zefi ishte e ftuara e radhës në emisionin NIN, në Klan Kosova.

Loredana, gjatë intervistës 44 minutëshe foli për të gjithë jetën e saj që nga skandalet, lindja e vajzës, ndarja me Mozzik etj, shkruan GazetaBlic.

Ajo kur foli për ndarjen me Mozzik tha se nuk e di pse jemi ndarë, shkruan GazetaBlic.

‘Jo s’është marketing se s’është diçka me bo hajgare, së pari prej vajzës. Ajo rritet dhe mundet me i lexu të gjitha. Më e madhja është se skemi nevojë as unë dhe as Mozzik. Ndarja se di pse ka ndodh. Ska qenë asgjë arsyeja për mu nda. Për mua duhet me ndodh diçka shumë e madhe për tu ndarë. Arsyeja ka qene se kemi qenë shumë të stresuar. Drejt me te tregu sjemi kacafyt bashkë shumë, 80% të lidhjes e kemi kalu mirë. Është njeri që e kam respektuar gjithmonë, edhe vajza është si Mozzi dhe unë këtë njeri e du më së shumti në botë sepse është si vajza ime. Tani jemi duke u munduar të qetësohemi , jemi më qetë. Tani raporti është mirë, flasim pasi e kemi vajzën bashkë…nuk ka ndodh diçka që mos me fol, e respektojmë njëri-tjetrin. Primare e kam atë tani, dhe nuk jam duke menduar diçka tjetër’ tha Loredana Zefi.

Për këtë deklarata nga ana e saj, Mozzik i ka reaguar ashpër në rrjete sociale me disa postime.

Mozzik iu drejtua ashpër reperes duke i thënë se në çdo rast ajo është duke e përdorur vajzën e tyre Hanën si ‘armë’ për tu viktimizuar dhe të nxjerrë veten si të pafajshme.

Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo diçka tjetër‘, shkruan Mozzik.

Shikojeni të gjitha postimet e tij më poshtë: