Sporti

“Londra në paqe”

01/21/2020 23:12
nga:M K

Ishte afër të ngjyrosej me të kaltëra, por nuk ndodhi ashtu.

Një gol i Bellerin që zhvlerësoi totalisht atë të Cezar Azpilicuetas të realizuar dy minuta më herët, ‘detyroi’ skuadrat dhe tifozët që të ndahen në paqe, megjithëse nga kjo paqe më shumë do të përfitojë Chelsea, shkruan GazetaBlic.

Ekipi i Frank Lampard tani shkon në kuotën e 40 pikëve, ku ka 10 pikë më shumë se Arsenali dhe 6 sosh më shumë se United, që megjithatë ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Serinë e golave e hapi Jorginho nga pika e bardhë, pas penalltisë së fituar dhe përjashtimit me të kuq nga David Luiz, që la në baltë skuadrën e tij për më shumë se 70’të minuta. Martinelli barazoi shifrat në minutën e 56’të, kurse në të 84’tën Azpilicueta shënoi për 2-1. Kur u mendua se “topçinjtë” kapituluan, në skenë doli Bellerin që bukur me të majtën dërgoi topin në cepin e djathtë të portierit Kepa Arrizabalaga.

Xhiron e ardhshme, Chelsea i shkon Leicesterit, ndërsa Arsenali sërish në cilësinë e mysafirit, do të luajë përballë Burnleyt.

/GazetaBlic/

09/25/2020 23:05

Aouar drejt Arsenalit