Sporti

Lojtari që mund ta djersitë fanellën e Kosovës, në bankën rezervë të Bayernit

02/19/2019 20:55
nga:M K

Nëse keni menduar se Xherdan Shaqiri do të jetë i vetmi shqipëtar në ndeshjen Liverpool-Bayern, e keni pasur gabim.

Kjo pasi, trajneri i Bayern, Niko Kovac ka ftuar edhe Meritan Shabanin, të shumëpërfolurin në Kosovë, pasi futbollisti i ri me pasaportë gjermane mund të luajë për kombëtaren e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Kroati e ka lënë në bankën rezervë, kurse mbetet të shihet nëse do të ketë minutazh edhe për të, kur e dijmë tashmë se ai është aktivizuar disa herë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në këtë super-ndeshje, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/30/2018 15:54

Kosova e humb një yll tjetër, lojtari premtues ftohet nga Gjermania