Sporti

Lojtari i skuadrës angleze shërohet nga koronavirusi vetëm dy ditë pas doli pozitiv

06/16/2020 13:54
nga:M K

Drejtori sportiv i Norwich City, Stuart Webber, ka raportuar se lojtari që rezultoi pozitiv të dielën, vetëm dy ditë pas, është konfirmuar negativ.

Kështu bëjnë të ditur mediat ishullore. Sipas tyre, ai ishte një nga dy rastet pozitive nga 1200 teste sa janë kryer deri më tani në Premier Ligë, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, ai u paraqit në duelin përgatitor të Norwichit ndaj Tottenhemit.

Tani është vet-izoluar, ku do të qëndrojë për shtatë ditë, ndërsa pritet ta humb duelin e së premtës kundër Southamptonit, në kuadër të Premier Ligës.

Ditëve të ardhshme priten të zbulohen më shumë detaje lidhur me këtë çështje, kurse tashmë gjithçka po shkon drejt normalitetit, pasi në javën e ardhshme pritet rikthimi i ligës më të fortë në planet.

/GazetaBlic/

08/26/2020 12:57

Kosovë U21 – Angli U21, “albionët” publikojnë listën e futbollistëve të ftuar