Sporti

Lojtari i Premierligës: Ju që nuk po qëndroni në shtëpi, jeni kovidiotë!

03/26/2020 19:06
nga:Lorik J

Kapiteni i Watford Troy Deeney ka sulmuar të ashtuquajturat ‘kovidiotë’, të cilët po injorojnë udhëzimet e qeverisë për të qëndruar brenda në shtëpi, gjatë përhapjes së pandemisë koronavirus.

Deeney është i shqetësuar nga disa njerëz që duket se po injorojnë udhëzimet për të qëndruar në shtëpi, përcjell GazetaBlic.

“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të ndjekim udhëzimet e qeverisë,” tha Deeney për faqen zyrtare të Watford.

“Sa paralajmërime të tjera na duhen? Qeveria thotë se do të paguajnë 80 përqind të pagave dhe njerëzit vazhdojnë të punojnë. Do të duhet të bëhet si në Rusi, nëse dilni jashtë, të ndëshkoheni me pesë vjet burg“, përfundoi ai.

/GazetaBlic/