Sporti

Lojtari i Barcelonës del hapur: Dua të luaj me Cristiano Ronaldon

02/14/2020 12:27
nga:Mergim Rreci

Ivan Rakitic është objekt dëshire për shumë klube të mëdha të Europës, mes të cilave edhe i Interit e Juventusit.

Të dyja këto klube, që sivjet po rivalizojnë edhe për titullin kampion, kanë nisur të plugojnë tokën për të kuptuar diçka më shumë mbi mundësinë për të arritur te mesfushori kroat i Barcelonës, por ky i fundit edhe pse qëndroi pa shumë dëshirë në Katalunjë, gjatë merkatos së janarit, duket se e ka bërë më shumë se gjysmë hapi, mbi destinacionin që pretendon për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë të djeshme të dhënë për madrilenen “AS” dhe i pyetur nëse do i pëlqente edhe përkrah Cristiano Ronaldos, pas aventurës me Lionel Mesin, Rakitiç ka deklaruar që do të luante me të më kënaqësinë më të madhe, përcjell Gazeta Blic.

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me të. Do isha i lumtur madje. Personalisht jam dëfryer shumë duke u ndeshur si kundërshtar me të dhe ndjesia që më ka lënë në fushë Cristiano Roanldo është pa dyshim një ndër më të fortët e historisë së futbollit”.