Sporti

Lojtari i Anglisë në gjendje të rëndë, dërgohet urgjentisht në spital

09/08/2018 22:19
nga:M K

Anglia dhe Spanja po përballen mes vete në Wembley të Londrës.

Takimi është i vlefshëm për xhiron e parë të grupit të katërt në Ligën D, shkruan GazetaBlic.

Rezultati aktual është 1-2 në favor të ‘Furisë së Kuqe’, por për ‘Tre Luanët’ rezultati momentalisht është në plan të dytë.

Kjo pasi në minutën e 53-të, mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw u përplas me Dani Carvajalin, derisa ky i pari ra pa vetëdije.

U deshën shtatë minuta derisa të bëhej intervenimi i plotë i stafit mjekësor, kurse pastaj futbollisti u dërgua me urgjencë drejt spitalit më të afërt të kryeqytetit ishullor.

Shpresojmë që mos të jetë asgjë serioze.

VIDEO

/GazetaBlic/

10/11/2019 20:58

Çka po ndodhë në duelin Çeki-Angli? Shënohet edhe goli i dytë