Sporti

Lojtarëve të NBA u ulen pagat për 25 %

04/18/2020 19:12
nga:M K

Sot është dashur të fillojë faza më interesante e edicionit në NBA, “Play Offi”.

Megjithatë, për shkak të koronavirusit, edhe liga më e fortë e basketbollit në rruzull ka suspenduar të gjitha ndeshjet deri më tani, përcjell GazetaBlic.

Shoqata për mbrojtjen e lojtarëve dhe drejtuesit e ligës ishin në negociata deri më tani me formën sesi do të ulen pagat, ndërsa vetëm tashmë është marrë.

Në një prononcim publik, organizatori ka vendosur që pas 1 Majit, pagat e lojtarëve do të jenë më të ulëta për 25%. Kjo zbritje do t’ua shpëtojë klubeve afro 40 milionë euro çdo gjysëm muaji.

“Përmes kësaj marrëveshje dhe në mënyrë që lojtarët t’i vendosim në një agjendë më graduale të uljes së pagave, ulja e pagave do të fillojë me 25 për qind të pagës së gjysmë muajit, më 15 maj”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NBA.

Interesant është fakti se NBA ka parashikuar edhe zbritje tjetër të sezonit, nëse i njëjti anulohet. Në rast të anulimit, liga ka të drejtë t’ua ulë pagat vjetore lojtarëve për 1.08 për qind për çdo ndeshje të anuluar.

/GazetaBlic/

06/11/2020 22:38

NBA do të fillojë më herët se që pritej