Sporti

Lojtarët e Sevillës s’duan të luajnë kundër Romës

03/11/2020 15:10
nga:M K

Roma merr një tjetër “goditje” pas asaj nga autoritetet spanjolle.

Lojtarët e Sevillas nuk duan që të luajnë ndaj klubit romak për shkak të frikës nga koronavirusi, shkruan GazetaBlic.

Kështu kanë bërë të ditur mediat në Spanjë, të cilat raportojnë se futbollistët e klubit spanjoll po refuzojnë të paraqiten përballë romakëve.

Zyrtare: Sevilla – Roma nuk luhet

Përderisa Roma ka marrë përgjigje negative nga autoritetet spanjolle lidhur me udhëtimin me aeroplan, ajo planifikonte që të njëjtën ta bënte përmes Portugalisë. Fillimisht do të shkonin drejt Lisbonës me aeroplan, e nga aty me autobus drejt Andaluzias.

Megjithatë, refuzimi i spanjollëve duket se do të jetë një tjetër problem për UEFA’në, e cila pritet ta thotë fjalën përfundimtare sa i përket kësaj ndeshjeje.

/GazetaBlic/

05/22/2020 09:07

Roma me ofertën e parë për Moise Kean, marrëveshja afër