Sporti

Lojtarët e Interit që janë larguar nga Italia duhet të kthehen në Lombardi deri të hënën

04/07/2020 23:37
nga:Lorik J

Lojtarët e huaj të Interit që janë bashkuar me familjet e tyre jashtë vendit do të kthehen në Milano brenda fillimit të javës tjetër.

Disa nga shtatë lojtarët që janë larguar, Lukaku, Eriksen, Moses, Young, Godin, Brozovic dhe Handanovic, tashmë janë rikthyer në Itali, por deri të hënën ose të martën të gjithë do të duhet të jenë në Lombardi.

Me tu rikthyer në Italia ata do të fillojnë izolimin në shtëpi prej pesëmbëdhjetë ditësh si zakonisht.

Inter ka kërkuar nga lojtarët që të qëndrojnë në Itali për shkak se ende nuk dihet se kur do të startojë sezoni dhe në rast se ka ndonjë befasi, lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të filluar stërvitjet.

/GazetaBlic