Sporti

Lojtarët e Baselit nuk pajtohet me ulje të pagave

04/09/2020 23:50
nga:Lorik J

Baseli prej kohësh po negocionte me futbollistët kryesorë për uljen e pagave, por këta të fundit nuk kishin arritur ende në një akord. Sot, klubi vendosi të dalë me një komunikatë zyrtare, ku u bënte të ditur tifozëve se lojtarët kishin refuzuar propozimin për reduktimin me 70% të rrogave për tre muaj, në mënyrë që klubi të mos vuante shumë financiarisht.

Kjo ka lënë të pakënaqur futbollistët, të cilët nuk mendonin se klubi do t’i paraqiste ata para tifozëve si të fiksuar pas parave, e që nuk hiqnin dorë nga fitimet e tyre dhe në kohë emergjence.

Sipas mediave zvicerane, kapitenët, mes të cilëve edhe Taulant Xhaka, kanë vendosur të diskutojnë për një reagim publik si përgjigje, pasi në shumë momente kishin qenë gati për të ulur rrogat e tyre, por nuk donin që vendimi të ishte i njëanshëm.