Sporti

Lojtarët dhe klubi anglez heqin dorë nga pagat e tyre

03/26/2020 16:12
nga:Lorik J

Lojtarët, stafi trajnues dhe menaxherët e Leeds United, kanë hequr dorë nga pagat e tyre për të nidhmuar klubin nga kriza që e ka kapluar, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Leeds aktualisht kryesojnë Kampionatin e parë anglez dhe synojnë të ngjiten në Premierligë edicionin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic.

Ky vendim do të thotë që 272 punëtorët nuk do të marrin pagat e plota muajt e ardhshëm.

“Lojtarët e mi kanë treguar një ndjenjë të jashtëzakonshme uniteti dhe solidariteti, unë jam krenar për veprimin e tyre,” tha Victor Orta, menaxher i përgjithshëm i Leeds.

/GazetaBlic.