Euro2024

Trajneri historik, Gianni De Biasi: Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur në Europian, gjithmonë do jem tifoz i kombëtares kuqezi

06/15/2024 09:03
nga:Mergim Rreci

Gianni De Biasi do mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve, pasi është trajneri i parë që kualifikoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian, EURO2016.

Kombëtarja shqiptare rikthehet në Europian pas 8 vitesh, por tani me trajner Sylvinhon. Shqipëria ndodhet në grupin B të EURO2024, bashkë me Italinë, Kroacinë e Spanjën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish trajneri, Gianni De Biasi thotë se takimi i parë ndaj Italisë do jetë i vështirë, por kombëtarja kuqezi nuk ka asgjë për të humbur.

“Ndeshja e parë është sigurisht e vështirë për të dyja skuadrat, besoj se Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur, ndërkohë që të gjithë presin fitoren e Italisë. Kjo nuk është e dhënë”, tha fillimisht De Biasi për ‘GazetaBlic Sport’.

Në grupin B, trajneri italian e sheh favorit Spanjën.

Grupi është vërtet shumë i vështirë, unë e shoh Spanjën si favorit, Italia dhe Kroacia janë në të njëjtin nivel, edhe pse e kam parë ndeshjen e Portugalisë me Kroacinë, dhe skuadra e Modricit më ka lënë përshtypje të mirë“, vazhdoi ai.

Në fund, De Biasi e riktheksoi se gjithmonë do jetë një tifoz i kombëtaren tonë – teksa nuk do harrojë kurrë ato momente që ka kaluar me shqiptarët.

Unë do të jem gjithmonë një tifoz i kombëtares shqiptare! Janë shumë momente të mira ato që kemi përjetuar me kombëtaren shqiptare”, përfundoi 67 vjeçari.

Kujtojmë se Shqipëria luan ndeshjen e parë me Italinë (15 qershor), pastaj me Kroacinë (19 qershor) dhe ndeshja e fundit e grupit do jetë me Spanjën (24 qershor).

/GazetaBlic Sport