Pas një rekord prej 145 paraqitjesh, Lloris tha se ishte koha për t’u pensionuar nga Franca.
“Ishte diçka që ishte thellë brenda meje për një kohë”, tha portieri 36-vjeçar.
Që nga viti 2011 ishte kapiten i Francës, gjithsej 14 vite anëtar i kombëtares dhe theu të gjitha rekordet. Ai ka më shumë paraqitje se çdo francez, më shumë se Lilian Thuram (142). Ai gjithashtu mban rekordin për mbajtjen e shiritit të kapitenit më së shumti – për 123 ndeshje.
Me Francën, ai fitoi Kupën e Botës në 2018. Ai mori pjesë gjithsej në katër Kupa Botërore dhe tre Kampionate Evropiane. Ai bëri paraqitjen e tij të parë në nëntor 2008 kundër Uruguait.
Lloris tashmë do të fokusohet tërësisht te Tottenhami, ndërsa nga muaji mars do të ndjekë ndeshjet e Francës si tifozi më i madh nga tribuna apo përmes ekraneve të vogla.
/GazetaBlic Sport


