Sporti

Lloris: Ndeshja ndaj Uruguait më e vështirë se ndaj Argjentinës

07/05/2018 17:23
nga:Lorik J

Portieri i Francës, Hugo Lloris thanë se skuadra e tij do të ketë përpara një ndeshje shumë të vështirë para vetes.

Franca do të takohet me Uruguain nesër me fillim nga ora 16:00, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic

Sipas portierit të Francës kjo do të jetë një sfidë më e vështirë se ajo ndaj Argjentinës, kur francezët fituan me rezultatin 4-3.

“Ne po ndjejmë entuziazmin dhe mbështetjen. Uruguai është një ekip shumë i fortë. Ne duhet t’i japim gjithçka nga vetja për ta fituar këtë duel”, ka thënë Lloris.

“Kjo lojë do të jetë më e vështirë se ajo kundër Argjentinës”, përfundoi portieri i francezëve./GazetaBlic/

05/08/2020 18:50

Ndërron jetë tragjikisht mesfushori legjendar argjentinas