Lajme

Lirohen të miturit që vendosën pamfleta në veri me figurën e terroristit të Banjskës

07/07/2024 22:40
nga:G C

Policia e Kosovës kishte arrestuar pesë të mitur, nën dyshimin se vendosën pamfleta në veri me figurën e njërit nga terroristët të Banjskës.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Nxitje e urrejtjes”.

Ndërsa, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, këtë  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veri, Veton Elshani.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes.”

“Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshir edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur,” tha Elshani.