Sporti

Llapi me komunikatë zyrtare, tregon se kush do t’a udhëheq skuadrën tash e tutje

10/11/2018 12:23
nga:M K

Problemet te Llapi nuk kanë të ndalur.

Skuadra nga Podujeva vazhdon edhe më tutje të jetë pjesë e ballinave të mediave për shkak të problemeve të shumta, shkruan GazetaBlic.

Drejtuesit e klubit kanë shfrytëzuar para pak çastesh faqen zyrtare të rrjetit social ‘Facebook’, për të konfirmuar përfundimisht shkarkimin e Sokolit.

Më poshtë e keni postimin e plotë të tyre:

KOMUNIKATË ZYRTARE

KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit.

Podujevë, 11 tetor 2018

/GazetaBlic/

10/11/2018 13:42

Vazhdojnë problemet te Llapi, largohet edhe kryetari i klubit