Sporti

Llapi “godet” në merkato, siguron shërbimet e Gentrit Begollit

08/13/2020 09:46
nga:M K

Gentrit Begolli, që së fundi mbrojti ngjyrat e Flamurtarit, do të jetë futbollisti më i ri i Llapit.

Këtë informacion të siguruar nga redaksia jonë, e konfirmoi për “GazetaBlic” edhe vetë trajneri Batatina përmes një prononcimi të shkurt.

“Po, është e vërtetë. Këto informata janë të sakta. Marrëveshja me Begollin është e kryer”, tha Batatina.

Kjo nuk do të jetë aventura e parë e Begollit me Llapin, pasi edhe në të kaluarën ka djersitur fanellën “bardhë e kaltër” të skuadrës nga “Zahir Pajaziti”.

Sot gjatë ditës pritet edhe prezantimi i Begollit me klubin llapian.

/GazetaBlic/

08/13/2020 10:45

Gentrit Begolli: Refuzova dy oferta të tjera për Llapin, synojmë Evropën