Sporti

Llapi e Feronikeli për t’iu larguar zonës së rrezikshme, kryendeshja në Skenderaj

02/22/2020 08:56
nga:M K

Dje me takimin Vushtrria – Drita u hap xhiroja e 19’të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Drita triumfoi në “Ferki Aliu” 2-3, në ndeshjen që u diskutua tejmase sa i përket çështjes së ndarjes së drejtësisë, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, sot në program janë dy takime të tjera, madje tejet interesante, ku vëmendja do të jetë në Skenderaj. Drenica e pret Prishtinën në përballjen ku pikët janë mëse të nevojshme për secilën.

Në anën tjetër, Llapi e pret Feronikelin në “Zahir Pajaziti”, ku duke u bazuar në renditjen tabelare dhe afërsinë me zonën e rrezikshme, të dyja skuadrat do të synojnë fitoren, për të frymuar më lirshëm.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 13:00, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

07/03/2020 19:31

Formacionet zyrtare: Prishtina – Drenica