Lajme

Lladrovci: Vendimi i PDK-së për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, i drejtë, po i vjen fundi arrogancës së numrave!

05/15/2024 20:29
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamaza, ka deklaruar sot se do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në kuvendin e Kosovës.

Në lidhje me këtë vendim ka folur për “Gazeta Blic” kryetari i Drenasit i cili vjen nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci e ka cilësuar vendimin si të drejtë dhe domethënës për mënyrën e re të qeverisjes.

Ai tha se është mirë që po i vjen fundi arrogancës së numrave.

“Propozimi i kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza dhe miratimi nga Grupi Parlamentar i PDK-së, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e shoh vendim të pjekur dhe domethënës për rrugën e mandatarit të ri, mënyrës së re të qeverisjes.Është mirë që interesi qytetar është prioritet i zotit Hamza, konsideroj se është vendim i drejtë ashtu sikur që është mirë se po i vije fundi arrogancës së numrave” deklaroi Lladrovci për “Gazeta Blic”.

Ai potencoi tutje se po i vjen fundi komunikimit të ‘helmuar e përçarës për realitetin që po e jetojmë’.

“Stagnimit duhet t’i vije fundi, ashtu sikur që po i vije fundi komunikimit të helmuar e përçarës për realitetin që po e jetojmë dhe shtetit të përbashkët që po e ndërtojmë.E përgëzoj zotin Hamza, dhe me padurim pres platformën e tij ekonomike, për të penguar largimin e të rinjve dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të rinjtë tanë të cilët janë të interesuar të gjejnë lumturinë në Kosovën tonë të dashur” deklaroi Lladrovci në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se për të si kandidat për kryeministër prioritet janë të qarta, fillimisht interesi i vendit pastaj i partisë.

“PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Për neve, për mua si kandidat për kryeministër, prioritetet janë të qarta: fillimisht interesi i vendit, i partisë politike dhe në fund për neve si individ brenda partisë. Por mbi të gjitha interesi i qytetarëve të vendit”, ka thënë Hamza.Kosova është nën masa dhe janë qindra miliona euro të bllokuara si rezultat i moskoordinimit dhe mos bashkëpunimit me faktorët relevantë ndërkombëtar. Këtu kemi të bëjmë me dëmtim të reputacionit të vendit” deklaroi Hamza raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

PDK-ja ia plotëson kushtin Kurtit, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare