Lajme

Lladrovci reagon pas seancës ku u diskutua për pronat, ka disa fjalë edhe për opozitën në Drenas

09/19/2024 15:35
nga:Sh R

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas seancës të Kuvendit Komunal e cila u përcjell me tensione.

Ai ka thënë se janë aprovuar që nga 54 pronat e propozuara në listë, tri të mënjanohen.

Më tej, ai ka pasur disa fjalë edhe për opozitën atje.

“51 pronat tjera në Listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim u miratuan me 17 vota pro. Se kush është mbrojtës i pronës publike dhe si shtohet vlera e pronës, këtë e dinë qytetarët e komunës së Drenasit, me disa shembuj, si ai te hekurudha, në Arllat, etj.”

“Opozita ka të drejtën e kësaj bote për ta kundështuar çdo propozim tonin, por, zhvillimi i komunës, investimet, bizneset me vende të reja pune, janë të mirëseardhura në Komunën e Drenasit dhe askush nuk mund t’i ndalojë.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Në Seancën e jashtëzakonshme, nga 13 pikat e rendit të ditës, pika e tretë zgjoi interesim të madh te opozita, e cila ende heziton ta votojë listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim.

Pas një debati, propozimi i Milaim Hajdarit u aprovua njëzëri që nga 54 pronat e propozuara në Listë, tri të mënjanohen.

51 pronat tjera në Listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim u miratuan me 17 vota pro. Se kush është mbrojtës i pronës publike dhe si shtohet vlera e pronës, këtë e dinë qytetarët e komunës së Drenasit, me disa shembuj, si ai te hekurudha, në Arllat, etj.

Opozita ka të drejtën e kësaj bote për ta kundështuar çdo propozim tonin, por, zhvillimi i komunës, investimet, bizneset me vende të reja pune, janë të mirëseardhura në Komunën e Drenasit dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

Premtimi im për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve, nuk njeh pengesa. Falënderoj të gjithë asamblistët e pranishëm në mbledhje, e në veçanti falënderoj opozitarët që votuan pro dhe asamblistin më të ri të grupit tonë parlamentar, Selman Qallapakun.

Faleminderit, Drenasi ka perspektivë, Drenasi është zemra e Kosovës!