Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se pret nga PDK-ja të mos përfshijë në listat zgjedhore personat e dënuar dhe ato të akuzuar për korrupsion, raporton Gazeta Blic.
Lladrovci në shkrimin e tij thekson se besueshmëria ndaj Listës së kandidatëve të PDK-së, duhet të jetë argument se jo të dënuarit, por as të akuzuarit nuk mund ta kërkojnë besimin e qytetarit.
“Nga PDK-ja, sipas praktikës së instaluar për herë të parë në Kosovë nga z. Kadri Veseli, pres që sërish të mënjanojë nga lista zgjedhore për Parlament, jo vetëm kandidatët e dënuar, por edhe kandidatët e akuzuar për korrupsion” shkruan Lladrovci në Facebook.
Postimi i plotë:
Nga PDK-ja, sipas praktikës së instaluar për herë të parë në Kosovë nga z. Kadri Veseli, pres që sërish të mënjanojë nga lista zgjedhore për Parlament, jo vetëm kandidatët e dënuar, por edhe kandidatët e akuzuar për korrupsion.
Besueshmëria ndaj Listës së kandidatëve të PDK-së, duhet të jetë argument se jo të dënuarit, por as të akuzuarit nuk mund ta kërkojnë besimin e qytetarit.
Përfundimisht, të dihet se tradita e mirë e PDK-së po vazhdon!