Lajme

Lladrovci: Nuk do të hyja në Qeveri, por do ta përkrahja për punët e mira pa kushte

07/11/2020 16:16
nga:A. R.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë opinionin e tij rreth situatës aktuale, duke cekur se “do të përkrahte çdo iniciativë të argumentuar të Qeverisë, me interes për shtetin dhe qytetarët”.

Ai ka shkruar se “nuk do të hyja në Qeveri, por, të gjitha punët e mira dhe iniciativat e qëlluara do t’i përkrahja, pa kushte!”

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Situata në vend, imponon unifikim të faktorit institucional, politik e qytetar, përtej kauzave të veçanta dhe interesave të pjesëshme.

Po të pyetesha unë, do ta përkrahja çdo iniciativë të argumentuar të Qeverisë, me interes për shtetin dhe qytetarët. Akute janë Dhomat e specializuara, Dialogu, Procesi integrues dhe Covid-19.

Nuk do të hyja në Qeveri, por, të gjitha punët e mira dhe iniciativat e qëlluara do t’i përkrahja, pa kushte!