BLIC.TV

Lladrovci flet për dy shokët e Drenicës që e zhgënjyen

03/20/2019 20:10
nga:L H

“Shokët e mi e dinë për kë e kam pasur fjalën.” Kështu e nis fjalinë e tij kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kur është pyetur se cilët janë dy shokët e tij nga Drenica që e kanë zhgënjyer, shkruan Gazeta Blic.

I pari i Drenasit, në intervistën e javës në Gazetën Blic edhe përkundër insistimit për të përmendur emra, tha se nuk e ka ndërmend të tregojë se për kë e ka pasur fjalën.

“Shokët e mi e dinë për kë e kam pasur fjalën. Le të vazhdojë të jetë debat por nuk e kam ndërmend njëherë të tregoj se për kë e kam. Por orientimisht njerëzit e dinë për kë e kam pasur fjalën e posaçërisht ata dy e dinë për kë e kam”, tha Lladrovci.

Ai tha se është i zhgënjyer dhe se personat në fjalë kanë ndryshuar tërësisht.

“Jam i zhgënjyer me punën e tyre. Kanë qenë krejt tjerë njerëz dhe tash janë krejt tjerë njerëz. Ne kemi kemi raporte komunikimi por jo kushedi se çfarë”, përfundoi ai.

Intervista e plotë:

11/03/2019 19:56

​Aurora Berisha flet për shkarkimin e saj nga Ramiz Lladrovci: Më largoi pa arsye