Liverpooli ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të talentuar të Francës U21, Jeremy Jacquet, nga Rennes, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Për transferimin pritet të realizohet në qershor të vitit 2026, me një tarifë prej 60 milionë euro dhe mundësinë e bonusëve prej 10 milionë euro.
Jacquet, i cili ka rënë dakord për kushtet personale me klubin anglez, konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues në futbollin global. Negociatat mes Liverpoolit dhe Rennes kanë avancuar shumë që nga fillimi i këtij muaji, me klubin nga Merseyside që ka mposhtur Chelsean në konkurrencën për nënshkrimin e tij.
Nëse transferimi realizohet menjëherë, marrëveshja mund të përfshijë një huazim te Rennes deri në përfundim të sezonit.

