Sporti

Liverpooli “poker” ndaj Crystal Palace, dështimi i Cityt i shpallë kampionë

06/24/2020 23:09
nga:M K

Liverpooli ka demoluar tërësisht Crystal Palacen, pasi e mposhti bindshëm 4-0.

Djelmoshat e Kloppit me këtë fitore kanë bërë një hap të madh drejt titullit, pasi një dështim eventual i Manchester Cityt në udhëtim te Chelsea në “Stamford Bridge”, “të kuqtë” i shpallë kampionë, përcjell GazetaBlic.

Alexander-Arnold me super-gol e hapi serinë, të cilën e vazhdoi Mohammed Salah, ndërsa Fabinho e Mane u përkujdesën për shifrat përfundimtare.

Në rast të fitores së Cityt në Chelsea, “The Reds” me barazim ndaj “qytetarëve” në udhëtim, do të kurorëzoheshin me epitetin kampion, epitet ky që u mungon tash e tri dekada.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri