Anthony Gordon është një nga objektivat e Liverpoolit për merkaton verore. The Reds do të ndahen me Jurgen Klopp në fundin e sezonit,kurse trajnerin e ri, Arne Slot po përgatiten ta presin me një ‘dhuratë të madhe’.
Drejtuesit e klubit historik anglez kanë piketuar sulmuesin anësor të Newcastle, Anthony Gordon i cili këtë sezon numëron 11 gola dhe po kaq asistime me bardhezinjtë e Eddie Hoëes.
Sezoni pozitiv i 23-vjeçarit solli edhe debutimin me kombëtaren angleze në muajin mars. Newcastle kërkon minimalisht 100 mln paund për ta lënë të lirë.
Gordon u ble 45 milionë paund nga Evertoni në janarin e vitit të kaluar. Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Liverpoolit, që së shpejti pritet të nisë bisedimet zyrtare me Newcastle.