Sporti

Liverpooli ofron 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

11/14/2018 17:24
nga:M K

Liverpooli e ka seriozisht sa i përket luftës për titull në Premier Ligë.

‘The Reds’ tani kanë vënë në radar futbollistin e Barcelonës, Ousmane Dembele, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit gati dy vite është transferuar nga Dortmundi te kampionët aktual spanjoll, mirëpo nuk po gjen shumë minutazh te formacioni i Ernesto Valverdes.

Kësisoj ai po mendon largimin nga ‘Camp Nou’, kurse ka disa skuadra që janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij.

Liverpooli dhe Arsenali janë ekipet më serioze, kurse 18 herë kampionët anglez janë në ‘pole-position’. Madje raportohet se klubi i kuq nga ‘Merseyside’ ka bërë gati një ofertë të çmendur prej 100 milionë eurosh.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket kësaj çështjeje në mini-afatin kalimtar të Janarit, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do risi eventuale.

Ajo që është e rëndësishme, Jurgen Klopp i ka ‘prerë dhëmbët’ që ta ketë futbollistin në rradhët e veta.

/GazetaBlic/

03/14/2019 12:38

Barcelona merr një lajm tejet të keq pas fitores ndaj Lyonit, ylli i skuadrës mungon për afro 1 muaj