Sporti

Liverpooli nuk heq dorë nga Becker, rrit ofertën për brazilianin

07/14/2018 09:52
nga:Lorik J

Liverpooli nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga gara për portjerin e Romës, Alisson Becker.

Edhe pse në mediat ndërkombëtare u përfol shumë se tashmë Real Madridi veçse e ka transferuar brazilianin, Liverpooli ka rritur ofertën në 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse, derisa Becker do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, shkruan GazetaBlic.

Roma kërkon edhe 5 milionë të tjerë nga Liverpooli për brazilianin, e tashmë mbetet në dorën e “The Reds” që të vendosin, pasi oferta e Real Madridit prej 50 milionë € është refuzuar nga italianët.

Gjithashtu Liverpooli pritet të ketë edhe një konkurrent tjetër, Chelsean, pasi pëlqehet nga Maurizio Sarri, që pritet të marrë drejtimin e londinezëve pasi këta të fundit e shkarkuan Antonio Conten.

/GazetaBlic