Sporti

Liverpooli nuk e dëshiron Alissonin

06/11/2018 15:56
nga:Lorik J

Liverpooli ka pranuar faktin se nuk mund të bind drejtuesit e Romës për transferimin e Alisson dhe kështu ka hequr dorë nga transferimi i portierit.

‘Reds’ kanë qenë shumë të lidhur me brazilianin, i cili konfirmoi këtë fundjavë se ai dhe klubi po punojnë për të ardhmen e tij, shkruan GazetaBlic.

Liverpool dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për portierin, por Sky Sports News tani po raporton se ekipi anglez nuk ka gjasa të paraqesë një ofertë zyrtare.

Ata kanë hequr dorë nga portieri për shkak të çmimit të kërkuar, pasi Roma kërkon të paktën 70 milionë euro për të.

Ndërkohë, Sky në Itali beson se Chelsea mund të bëjë një ofertë për Alisson nëse ata shesin Thibaut Courtois dhe nuk mund të transferojnë Jan Oblak.

Alisson zhvilloi një sezon fantastik në Romë, ku edhe ndihmoi skuadrën e tij të sigurojë vendin e tretë dhe të shkojnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic/

08/20/2018 22:51

Gol në minutën e fundit në takimin Crystal Palace – Liverpool