Liverpooli ka mposhtur Bournemouthin me rezultat minimal 2-1, për të arkëtuar kështu tri pikë tejet të mëdha në luftën për titull.
Djelmoshat e Jurgen Klopp kështu kthehen te fitoret, pikërisht atëherë kur kanë nevojë më së shumti, shkruan GazetaBlic.
Mysafirët hapën serinë e golave në minutën e 9’të përmes Wilson. Kur u mendua se skuadra udhëtuese do të jetë “arrë e fortë”, vendasit realizuan dy gola shumë të shpejtë brenda tetë minutave.
Fillimisht Salah barazoi shifrat në të 25’tën, para se Mane të regjistrojë shifrat përfundimtare në minutën e 33’të.
Me këtë fitore, kampionët aktual evropian shkojnë në kuotën e 82 pikëve dhe tani u duhen vetëm tri sosh për t’u kurorëzuar me titullin kampion, titull ky që u mungon tash e tri dekada.
Bournemouthi në anën tjetër pozicionohet në vendin e 18’të me 27 pikë dhe deri në fund do të luftojë për mbijetesë.
Xhiron e ardhshme, “të kuqtë” nga Merseyside do ta luajnë derbin e qytetit ndaj Evertonit, ndërsa Bournemouthi do të jetë nikoqir i Crystal Palace.
20+ goals in 3 consecutive seasons for the Reds! 👑
🎶 SALAH, LA, LA, LA, LA, LA, LA!! THE EGYPTIAN KING 🎶 pic.twitter.com/jYSYeOHcA1
— Liverpool FC (@LFC) March 7, 2020
/GazetaBlic/