Sporti

Liverpooli kushtëzon Bayernin, nëse e fitoni Ligën e Kampionëve, duhet të na paguani 5 milionë euro

08/15/2020 09:39
nga:M K

Interesante kjo. Nëse Bayerni do ta fitojë Ligën e Kampionëve, do të përfitojë edhe Liverpooli.

Kjo pasi siç shkruan “Mirror”, njëra nga klauzolat e shitjes së Coutinhos te Barcelona ishte çmimi prej 5 milionë eurosh që do të përfitonte Liverpooli nëse braziliani do ta fitonte Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic.

Përfaqësuesi ameriko-latin, edhe pse lojtar i Barcelonës i huazuar te Bayern, u paraqit në çerekfinalen e mbrëmshme, me ç’rast edhe regjistroi dy golat e fundit të gjermanëve.

Me fitoren e mbrëmshme, kampioni gjerman ka shpallur kandidaturën serioze për të triumfuar në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, ndërsa me fitoren eventuale, përfitues financiar do të jetë edhe Liverpooli.

/GazetaBlic/

09/01/2020 16:26

Bayerni ofron 12 milionë euro për Perisic, Interi kërkon 15 sosh dhe asgjë më pak