Sporti

Liverpooli kryesues, derisa Napoli i dyti – Favoritët e grupit E prejnë biletën për fazën tjetër

12/10/2019 20:45
nga:M K

U desh xhiroja e fundit për t’u konfirmuar emrat e skuadrave të kualifikuara nga grupi E, aty ku tashmë bënte pjesë edhe kampioni aktual i garës më të madhe për klube në kontinentin e vjetër.

Liverpooli shënoi fitore të pastër 0-2 ndaj Salzburgut austriak, në ndeshjen ku edhe barazimi ia siguronte kalimin në raundin tjetër, shkruan GazetaBlic.

Mane në të 57’tën e Salah një minutë më vonë nga “këndi i vdekur”, mjaftuan që tekniku gjerman, Jurgen Klopp ta përfundojë me sukses misionin “faza e grupeve”. “The Reds” shkojnë tutje si kryesues, ndërsa në 1/8-ën pritet të kenë kundërshtarë më të lehtë.

Në anën tjetër, Napoli që po kalon nëpër një fazë tejet të vështirë në Serie A, ia doli përballë konkurrentëve si Liverpool e Salzburg që ta prek fazën e eliminimit direkt, megjithëse tani mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me hedhjen e shortit.

Milik realizoi “hat-trick” qysh në pjesë të parë, derisa një sosh shtoi edhe Mertens, i cili e konvertoi me sukses një penallti të fituar.

FT Napoli – Genk 4-0

FT Salzburg – Liverpool 0-2

/GazetaBlic/

01/11/2020 09:47

Formacionet e mundshme: Tottenhem – Liverpool