Sporti

Liverpooli hidhet në sulm për yllin e Napolit

05/01/2020 21:44
nga:M K

Liverpooli dëshiron që të krijojë dyshen më të fortë në botë në qendër të mbrojtjes.

Përderisa Van Dijk hyri në listën e tre futbollistëve finalistë për “Topin e Artë”, të kuqtë po bëjnë gati edhe një tjetër transferim “bombë”, e që ta përforconte edhe më sundin e holandezit në aspektin defansiv, përcjell GazetaBlic.

Sipas “TuttomercatoWeb”, “The Reds” kanë vënë në radar yllin e Napolit, Khoulidy Khoulibaly.

Senegalezi tash e disa kohë po kërkohet me ngulm nga shumica e skuadrave elitare evropiane, kjo për shkak të paraqitjeve të mira.

Manchester United ishte një nga ekipet më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e fundorit napoletan, por që tani rivaliteti i njohur në Premier Ligë do të vie në pah edhe në merkato.

/GazetaBlic/

06/30/2020 13:41

Napoli gati 100 milionë euro për dy futbollistët e Lille