Sporti

Liverpooli do Donnarummën, por Milani kërkon 70 mln euro

05/17/2018 16:30
nga:Y.K

Gigio Donnarumma është gjithmonë e më larg Milanit. Sezoni i tij nuk ka qenë një nga më të mirët dhe gafat në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit kanë bërë që Donnarumma që një vit më parë rinovoi kontratën e tij me Milanin të mos jetë më një nga lojtarët më të dashur për tifozët kuqezinj.

Pas Paris Saint Germain, në skenë për të marrë shërbimet e portierit të talentuar të Milanit ka dalë edhe Liverpooli. Jurgen Klopp e pelqen sëtepërmi 19-vjeçarin dhe do ta bëjë një tentativë në merkaton e verës për ta transferuar në Anfield, Gigio Donnarumën.

Por nëse Paris Saint Germain, Milani i kërkoi Cavanin në shkëmbim të Donnarummës, kërkesat për Liverpoolin kapin vlerën e 70 milionë eurove, pasi është kjo shifra me të cilën e vlerësoi klubi kuqezi kartonin e 19-vjeçarit.