Sporti

Liverpooli denoncon Mohamed Salah – kjo nuk pritej

08/14/2018 15:52
nga:Lorik J

Liverpooli ka denoncuar lojtarin e tij Mo Salah për përdorimin e celularit – ndërsa lojtari ngiste makinën e tij.

Tifozët e Liverpoolit e kanë hetuar se lojtari i tyre ishte duke përdorur celularin e tij në makinën e tij – pas ndeshjes me West Hamin në fundjavë, shkruan GazetaBlic

Video e postuar në Twitter është bërë hit në rrjetet sociale. Kjo është arsyeja pse klubi britanik ka marrë masat e nevojshme në mënyrë që kjo të mos ndodhë përsëri në të ardhmen.

“Klubi, pas bisedës me lojtarin, i ka raportuar policisë së Merseyside për imazhet dhe rrethanat. Ne kemi folur edhe me lojtarin dhe çdo ndjekje e mëpasshme do të trajtohet brenda klubit. As klubi as lojtari nuk do të komentojnë më tej për këtë çështje”,  ishin fjalët e zëdhënësit të Liverpoolit për media.

/GazetaBlic/

12/10/2019 21:07

Asnjë minutë e vetme për Shaqirin, notat e lojtarëve: Salzburg – Liverpool