Sporti

Liverpool mund të shpallet kampion në derbin lokal me Everton

05/28/2020 23:18
nga:M K

Liverpooli mund të shpallet kampion i Anglisë pikërisht në derbin e qytetit.

Një nga ndeshjet që gëzon vëmendje më të madhe në ishull, është ajo mes Liverpoolit dhe Evertonit, përcjell GazetaBlic.

Derbi i Merseyside, këtë edicion mund t’i konfirmojë të kuqtë si kampionë të Premier Ligës, pas plotë 30 vitesh mungesë të këtij titulli.

Djelmoshave të Kloppit u duhen edhe gjashtë pikë që edhe matematikisht ta arrijnë këtë sukses, teksa nëse ndodh që në ndeshjen e parë pas rikthimit të shënojë fitore, andaj të dytën përballë Evertonit, s’do mend se do të luhej për titull.

Fatkeqësisht, për lojtarët, tifozët dhe klubin, mungesa e tifozëve pritet të jetë evidente.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri